Atalanta vazhdon me paraqitje fantastike, goleada dhe fitore. Ekipi i Gasperinit shkatërroi 5-2 Cagliarin në fushën e vet, duke u ngjitur në krye të Serie A me pikë të plota pas javës së tretë. Tjetër performancë super e sulmit bergamask, që numëron 13 gola të shënuar në tre sfida.
Berat Gjimshiti titullar si gjithmonë, teksa i pari që shënoi ishte sulmuesi Luis Muriel. Kolumbiani, i vetëm me portierin kundërshtar, nuk mund të gabonte shtatë minuta nga nisja e ndeshjes.
Në të 24’ miqtë ia dolën të baraspeshojnë shifrat falë një goli të mbrojtësit Diego Godin. Uruguaiani realizoi si zakonisht me kokë, pas një krosimi nga këndi.
https://streamable.com/p6lxy2
Atalanta për pesë minuta e riktheu epërsinë me anë të Papu Gomez. Kapiteni i zikaltërve shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje nga jashtë zone.
https://streamable.com/jd66za
Spektakli i skuadrës nga Bergamo nuk mbaroi këtu, pasi goli i tretë vjen pas një aksioni me kombinime të shumta. Ai që finalizoi ishte kroati Marco Pasalic.
https://streamable.com/jl2yhd
Sigurisht nuk mund të mungojë në apel edhe Duvan Zapata, i cili dy minuta nga fundi i pjesës së parë shënoi golin e katërt për skuadrën e tij.
https://streamable.com/lmlwfo
Miqtë e nisën mirë fraksionin e dytë të ndeshjes dhe gjetën golin me anë të Joao Pedros. Braziliani devijoi saktë një top të ardhur nga krahu i majtë dhe topi në rrjetë. Sardët tentuan të realizonin një tjetër gol, por atë e gjeti Atalanta.
Skenën e mori Sam Lammers nëntë minuta përpara fundit. Sulmuesi holandez i blerë për 9 milion euro nga PSV, kreu një driblim dehës në zonë dhe mposhti portierin e Cagliarit me një diagonale të saktë, duke gjetur golin e parë me ekipin e ri. /abcnews.al
Serie A, java e tretë
Atalanta-Cagliari 5-2
(Muriel 7′, Gomez 27′, Pasalic 37′, Zapata 42′, Lammers 81′ / Godin 24′, Joao Pedro 52′)

