VIDEO/ “Manita” dhe spektakël, Neymar mposht Bolivinë dhe parakalon legjendën “O’Rei”

schedule14:36 - 9 Shtator, 2023

schedule 14:36 - 9 Shtator, 2023

Kombëtarja e Brazilit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026, teksa në ndeshjen e parë të kualifikueseve, të zhvilluar të “Estadio Oilimpico do Para” të Belemi, ka mundur Bolivinë me rezultatin e thellë 5 me 1.

Sipari i golave u hap që në pjesën e parë të sfidës, me “fantazistin” e Real Madrid, Rodrygo, i cili gjeti rrugën e rrjetës, që në minutën e 24’-t të sfidës, duke i dhuruar shokëve të tij të skuadrës avantazhin që në pjesën e parë të lojës.

Me fillimin e fraksionit të dytë të ndeshjes, Kombëtarja “seleçao” gjeti rrugën e rrejtës dhe 4 herë të tjera, fillimisht me Raphinha e Rodrygo në minutat 47’ e 53’ të sfidës e më me “superyllin” e tyre, Neymar, i cili shënoi një dopietë në minutat 61’ dhe 93’, duke mos llogaritur në asnjë moment golin e vendasve të shënuar nga Abrego në minutën e 78’.

Mirëpo, përveç rezultatit fantastik, një prej lojtarëve të Kombëtares arriti të thyejë dhe një rekord historik, rekord ky, i cili kishte mbetur i pathyeshëm ndër vite, te “seleçao” braziliane. Bëhet fjalë për ish-“yllin” e Barcelona e PSG, Neymar, i cili me dopietën e shënuar në përballjen ndaj Bolovisë theu rekordin e legjendës Pele, duke u kurorëzuar si golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtarez braziliane, me 79 gola, 2 më shumë se legjenda “O’Rei”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!