Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme dhe të madhe në transfertë ndaj Everton me rezultatin 0-3.
United kaloi në minutën e tretë menjëherë në avantazh, pasi sulmuesi i talentuar Garnacho shënoi një gol jashtëtokësor, padyshim më i bukur i sezonit deri më tani, me një goditje gërshërë.
Seria e golave vazhdoi në pjesën e dytë, me Rashford në minutën e 56’ duke shënuar nga penalltia dhe me Martial në minutën e 74’.
Kjo fitore i jep tre pikë të arta skuadrës së Ten Hag dhe ngjiten në vendin e gjashtë me 24 pikë./h.ll/abcnews.al