Reagon Manchester United. Ekipi i Solskjaer ka arritur të barazojë ndeshjen kundër Aston Villës. Marcus Rashford shfrytëzoi një kros të bukur të Pereira në minutën e 42-të dhe shënoi me kokë.
Festë në shkallët e “Old Trafford”, teksa ky është goli i tetë në kampionat për këtë sezon për sulmuesin 22-vjeçar. “Djajtë e Kuq” po kalojnë një krizë rezultatesh dhe alternativa e vetme në ndeshjen e sotme është fitorja.
Miqtë nga Birmingemi zhbllokuan ndeshjen me anë të një eurogoli të Grealish, teksa arritën të dyfishonin shifrat në minutën e 30-të, por VAR-i anuloi golin e egjiptianit Trezeguet. /abcnews.al