Manchester City ka shkatërruar me rezultatin 5-0 ekipin e Burnley, në “Etihad Stadium”. Guardiola i la të gjithë yjet në stol, duke aktivizuar lojtarë nga ekipi B dhe talente si Foden.
Ishte pikërisht mesfushori anglez që kaloi Cityn në avantazh, në minutën e 22-të të takimit. E më pas, golat vërshuan si furi. Mahrez shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë, për të çuar shifrat në 3-0.
David Silva shënoi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Foden me golin e dytë personal në minutën e 63-të, vendosi rezultatin final të sfidës në 5-0./abcnews.al
Premier League, java 30
Manchester City – Burnley 5-0
Foden 22 63’, Mahrez 45’ 45+3’, David Silva 51’