Fenerbahce arriti një fitore të madhe, mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Sukru Saracoglu Stadium” mundi me rezultatin e thellë, 4 me 1, skuadrën e Sivasspor, në javën e 14-të të Superligës turke të futbollit, mirëpo e veçanta e kësaj përballjeje nuk është fitorja e thellë e “Fenerëve” të Stambollit, por goli i miqve të Sivasspor.
Goli i shënuar nga miqtë në minutën e 50’-të erdhi nga “bomberi” shqiptar, Rey Manaj, me 26-vjeçarin shqiptar, i cili pasi kontrolli bukur një top të asistuar nga shoku i tij i skuadrë, Samuel Saiz dërgon topin, me një goditje potente, në rrjetën e Livakovic.
Me performanca të tillar, duket se “bomberi” nga Lushnja ka rilindur në “aventurën” e tij të re, në Turqi, teksa në 12 sfidat e para me skuadrën e Sivasspor ka arritur të shënojë plot 5 gola, duke i dhënë sinjale të forta teknikut Sylvinho, i cili për në Evropianin e Gjermanisë mund të llogarisë edhe shërbimet e 26-vjeçarit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: