Mund të konsiderohet si lëvizja perfekte, e cila ringjalli karrierën e tij. “Bomberi” i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka arritur të sigurojë edhe një tjetër gol, në elitën e futbollit turk, kësaj radhe ndaj një kundërshtari tejet të madh, siç janë edhe “Fenerët e Verdhë”, të Fenerbahce, në përballjen e javës së 33-të, të kampionatit.
Sulmuesi nga Lushnja, gjeti rrugën e rrjetës në minutat e fundit të sfidës, duke i dhuruar barazimit skuadrës së tij me ndeshjen që deri në atë moment ishte “mbërthyer” në shifrat 1-2, me 27-vjeçarin, i cili gjeti rrugën e rrjetës, nga pika e bardhë e 11-metërshit, një penallti të cilën e fitoi vetë dhe iu akordua edhe pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Falë këtij goli, Fenerbahce humb dy pikë tejet të vyera, në garën me “Luanët” e Galatasaray, për titullin kampion, të Turkiye Superlig, teksa ngjitet tashmë në kuotën e 86 pikë, 4 më pak se rivalët e përjetshëm. Sa i përket golave të “bomberit” shqiptar, rrjeta e regjistruar këtë të hënë ishte e 17-të në këtë sezon, teka ka gjetur edhe një asist. /i.m /abcnews.al