Janë mbyllur ndeshjet e Copa del Rey, me skuadrat “big” që nuk kanë bërë hapa fals. Sevilla fitoi 0-1 në transfertë pa shpenzuar shumë energji kundër Bergantinos.
Ka mjaftuar një gol nga Kounde që në minutën e 16-të që andaluzianët të kalojnë në raundin tjetër të Kupës së Spanjës. Villareal ka shkatërruar me rezultatin 0-5 ekipin e Comillas. Carlos Baça shënoi tripletë, si dhe humbi një penallti në sekondat e fundit. Suarez dhe Cazorla po ashtu gjetën rrjetën.
Edhe ekipi i Rey Manaj, Albacete, ka kaluar në raundin tjetër, pas fitores 0-1 kundër Tudelano. Sulmuesi ynë kuqezi kishte mundësinë të çonte shifrat në 0-2 në sekondat e fundit të sfidës, por goditi traversën nga pika e bardhë e penalltisë (90+6′). /abcnews.al
?? Rey Manaj has missed a penalty for Albacete!#ReyManaj #Albacete #CopaDelRey pic.twitter.com/XzdOWkTK5i
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 18, 2019