Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Man.United “ngec” ndaj Burnley, Newcastle triumfon ndaj Everton

schedule22:59 - 8 Shkurt, 2022

schedule 22:59 - 8 Shkurt, 2022

Manchester United nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 përballë Burnley në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të Premier League.

“Djajtë e Kuq” e nisën ndeshjen me Ronaldon në stol dhe arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 18 me Pogba.

Goli i francezit do të ishte edhe i vetmi në 45 minutat e para, ndërsa sapo  fillon e dyta vendasit arrijnë të gjejnë golin me Rodriguez.

Miqtë do shtonin presionin për të gjetur golin e dytë duke futur në fushë edhe Ronaldon në minutën e 68, por pa rezultat.

Newcastle ka bërë suprizën duke mposhtur më rezultatin 3-1 Evertonin “St, Jame’s Park”.

Kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar në avantazh falë një autogoli të Lascelles në minutën e 36 , por vetëm një minut më vonë një tjetër autogol nga Holgate do të barazonte rezultatin.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim, në të dytë vendasit kanë dominuar më së shumti ndeshjen duke shënuar edhe 2 gola të tjerë me Fraser në minutën e 56 dhe Tripper në minutën e 80.

Pas këtij triumfi, Newcastle nis të dalë nga zona e rrezikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!