VIDEO/ “Mallkuar shtylla dhe arbitri”, episodi i pazakontë ndodh në Meksikë

schedule11:23 - 21 Shkurt, 2021

schedule 11:23 - 21 Shkurt, 2021

Cruz Azul fatmirësisht triumfoi kundër rivalëve të Toluca me shifrat 3-2, ndryshe do ta kishte mallkuar arbitrin e ndeshjes me ditë të tëra me atë që u bëri në pjesën e parë.

Ekipi meksikan, në minutën e 37-të iu afrua golit dhe fillimisht e ndali shtylla, kurse në tentativën e dytë Oscar Macias Romo pengoi topin të shkonte në rrjetë.

Sigurisht arbitri i ndeshjes nuk e bëri më qëllim diçka të tillë, por futbollistët e Cruz Azul nisën të protestonin të tërbuar për atë që ndodhi.

Rezultati ishte 2-0 në ato momente dhe praktikisht ndeshja mund të mbyllej. Toluca mori zemër dhe në pjesën e parë shënoi dy herë, duke i çuar shifrat në 2-2. Gjithsesi më pas Cruz Azul e gjeti golin e fitores dhe festoi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!