Keidi Bare, është një ndër lojtarët më të mirë të Shqipërisë këtë sezon, pasi me Malagan, por dhe me fanellën e kombëtares, ka bërë ndeshje shumë të mirë. Mesfushori duket se ka gjetur formën e tij më të mirë dhe mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë kuqezi vitet e ardhshme.
Së bashku me Sadikun, Bare po bënte ndeshje shumë të mira për Malagan në La Liga 2, para se sezoni të ndërpritej për shkak të pandemisë Koronavirus. Sot, shumica e skuadrave janë rikthyer në fushat e blerta, thuajse në të gjitha shtetet e Europës.
Edhe futbollistët e Malaga kanë zbritur në fushë për t’u stërvitur, ndërsa Bare ka pasur një tjetër ide… Mesfushori shqiptar, sigurisht shumë i lumtur për rikthimin në fushë, kërceu me këngën e Opus, “Life is Life”, duke treguar dhe një tjetër talent të tij. Video e Bares duke kërcyer, e shpërndau vetë faqja e Malagas…/abcnews.al