VIDEO | Makineria e golave “CR7”, shijoni 7 golat më të bukur të Ronaldos

schedule18:44 - 7 Prill, 2020

schedule 18:44 - 7 Prill, 2020

Cristiano Ronaldo është një makineri golash. Këtë gjë, ylli portugez e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij shumë të suksesshme, madje konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Shënimi i golave është një rutinë për fenomenin portugez, i cili mund të shënojë nga çdo pozicion, me çdo pjesë të trupit.

I pandalshëm me kokë, me të djathtën ka një forcë dhe saktësi të pabesueshme, por dhe këmba e majtë nuk mbetet pas. Futbollist i kompletuar, i cili po shkëlqen edhe te Juventusi, pavarësisht se në shkurt ka mbushur plot 35 vjeç.

Faqja zyrtare e Juventusit në Twitter ka vendosur të publikojë me anë të një video 7 golat më të bukur të Cristiano Ronaldos deri më tani me fanellën e “Zonjës”, referuar dhe numrit që mban në fanellë. Juventus pyet tifozët se kush është goli më i bukur, ndërsa ne si staf, po zgjedhim atë “fluturim” kundër Sampdorias…/abcnews.al