Vijon prej disa orësh i bllokuar Bypassi Murrizit në Rrugën e Arbrit. Janë me dhjetëra automjete dhe furgonë pasagjerësh, të mbetura nga krahu i Dibrës, ndërsa më shumë nga Tirana. Vargu i mjeteve fillon nga fshati Bastar Murrizë deri në Qafën e Murrizit sipër tunelit.
Mjetet me goma verore pengojnë kalimin e borëpastrueseve për të hapur segmentin.
Policia e Dibrës ka ngritur një pikë kontrolli në rreth rrotullimin e Klosit dhe nuk lejon asnjë mjet të kalojë në Bypass, duke e kaluar qarkullimin nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Milot.
Policia apelon tek drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat e dimrit, zinxhirët dhe të kufizojnë shpejtësinë pasi reshjet pritet të zbresin edhe në zona më të ulëta./abcnews.al