Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, ku nuk pati rezultat surprizë. Si Arsenali kundër Sheffield, ashtu dhe Wolves kundër Fulham, morën fitore.
Topçinjtë e Londrës mposhtën me rezultatin 2-1 ekipin e Sheffield, në “Emirates Stadium”. Fillimisht, ishte Saka ai që shënoi me kokë në minutën e 61-të, tre minuta para se Pepe të shënonte një gol të shkëlqyer me të majtën. Goli i vetëm për miqtë u shënua nga McGoldbrick.
Ndërsa Wolverhampton, është mjaftuar me një fitore të ngushtë 1-0 kundër ekipit të Fulham. Një gol i shënuar nga portugezi (sigurisht) Pedro Neto në minutën e 56-të ka vendosur fatet e takimit./abcnews.al