VIDEO/ Madhështore, 200 radio europiane sfidojnë Coronavirusin me një këngë!

schedule11:03 - 20 Mars, 2020

schedule 11:03 - 20 Mars, 2020

“You’ll Never Walk alone” është një këngë e famshme e tifozëve të Liverpool, e huazuar edhe nga klube të tjera europiane. Nuk mungon as në stadiumet shqiptare dhe janë tifozët e Partizanit që prej vitesh e shpalosin kudo “Ju kurrë nuk do jeni vetëm”.

Dhe koha është për të mos qenë vetëm, por të bashkuar. Këtë herë në betejën kundër një virusi të ri, që po fut në kolaps thuajse të gjithë botën. Mijëra të prekur dhe të vdekur kanë bërë që njerëzit të mbyllen në shtëpi dhe në këtë periudhe ka nevojë për optimizëm.

Beteja është edhe psikologjike dhe 200 radio europiane kanë menduar të përçojnë një mesazh super, duke vendosur njëkohësisht këngën “”You’ll Never Walk alone”. Radio Marca ka një mesazh të qartë, teksa poston edhe videon: “Është kënga jonë dhe e 200 radiove të tjera europiane. Jemi së bashku në këtë luftë dhe së bashku do ta fitojmë”. /abcnews.al