Liverpooli nuk ka shkuar më shumë se barazimi përballë Brentford në javën e gjashtë të Premier League.
Ndeshja u zhbllokua nga vendasit në minutën e 27 me Pinnock, ndërsa miqtë barazuan vetëm 4 minuta më vonë me Diego Jota.
Barazimi 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë, me “Reds” që do riktheheshin akoma më ofensivë në të dytën ku arritën të përmbysnin rezultatin në minutën e 54 me Salah.
U mendua se Liverpool do të kishte çdo gjë nën kontroll, por nuk rezultoi kështu, Brentford do të barazonte në minutën e 63, mysafirët nuk vonojnë për të kaluar për herë të dytë në avantazh pasi shënojnë në minutën e 67 me Jones.
Skuadrës i Klopp i duhej vetëm mbajtja e rezultatit, por ia dalin deri në minutën e 82, pasi goli i tretë dhe i barazim do të vinte nga Ëissa.
3-3 do të ishte rezultati përfundimtar. Një rezultat që është si një fitore për vendasit dhe mund të konsiderohet humbje për Liverpool.
Pas kësaj ndeshje “The Reds” pozicionhen në vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Man City, ndër Brentford pozicionohet në vendin e 9 me 9 pikë. /abcnews.al/