Argjentina po fillon të funksionojë dhe fitojë. Kombëtarja amerikano-latine siguroi një barazim 2-2 kundër Gjermanisë në Dortmund mesjavën e kaluar, ndërsa sot ka mposhtur 6-1 Ekuadorin në miqësoren e zhvilluar në Elche të Spanjës.
Rezultat tenistik i djemve të Lionel Scalonit, të cilët shënuan nga tre gola për pjesë. Alario, Paredes, Pezzella, Dominguez dhe Ocampos ishin autorët e golave, teksa Espinoza shkaktoi autogol në pjesën e parë.
Goli i vetëm për Ekuadorin, njëkohësisht më i bukuri i ndeshjes, u shënua nga Mena Delgado në pjesën e dytë. Trajneri Scaloni përfitoi për të aktivizuar shumë lojtarë të rinj dhe mbeti i kënaqur nga paraqitja dhe efikasiteti i tyre. /abcnews.al
Argjentinë – Ekuador 6-1
(Alario 20′, Espinoza (aut) 27′, Paredes (pen) 32′, Pezzella 66′, Dominguez 82′, Ocampos 86′ / Delgado 49′)