VIDEO/ “Lum” golash në Conference League, Fiorentina kap gjysmë-finalet, Anderlecht triumfon në Belgjikë, Baseli i Xhakës barazon me Nice

schedule23:37 - 13 Prill, 2023

schedule 23:37 - 13 Prill, 2023

Përveç sfidave të UEFA Europa League kanë përfunduar gjithashtu dhe 3 sfidat e mbrëmjes së sotme, në kompeticionin më të ri evropian për klube, Conference League, ku padyshim spektakli nuk ka munguar me 11 gola të shënuar në vetëm 3 ndeshje.

Kështu, në arenën “Lotto Part” të Anderlecht, belgët vendas kanë triumfuar me rezultatin 2 me 0, ndaj hollandezëve të AZ Alkmaar, një rezultat ky aspak surprizues me vendasit që në fazën paraadhësë mposhtën spanjollët e Villarreal, favorit për trofeun. Për të kapur fitoren, djemve të Anderlecht u mjaftoi nga një gol në secilën pjesë, ku fillimisht Michael Murill në minutën e 22’-të e më pas Majeed Ashimeru në minutën e 70’-të kapitulluan hollandezët në “aktin e parë” të çerek-finaleve.

Në krahun tjetër, në arenën “helvete” të “St. Jakob-Park”, Baseli i Taulant Xhakës ka arritur të marrë një barazim të vyer ndaj francezëve të Nice, me ndeshjen që është mbyllur në rezultatin 2 me 2. Për vendasit mendoi 22-vjeçari Zeki Amdouni, i cili me një dopietë në minutat 26’ e 71’ i dhuroi shokëve të tij rezultatin e mrekullueshëm. Për francezët u shënua gjithashtu një dopietë, me nigerianin Terem Moffi, i cili ishte i mrekullueshëm mbrëmjen e sotme me 2 gola të shpejtë në minutat 38’ dhe 45+1’ të pjesë së parë, me golin e dytë, që u shënua me anë të një roveshate perfekte e që mund të konsiderohet lehtësisht si “goli i sezonit”.

Ndërkaq, Fiorentina ka “shpartalluar” në “Stadion Miejski” me rezultatin e thellë 1 me 4, vendasit e Lech Poznan, duke i dhënë kështu “fund” diskutimeve për “biletën” e gjysmë-finaleve. “Violët” e Firences ishin të papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme, teksa shënuan që në minutën e 4’-rt me brazilianin Arthur Cabral. Për një moment vendasit shpresuan për një rezultat pozitiv pas baraspeshës së vendosur nga Kristoffer Velde, mirëpo 3 gola fantastikë nga Nicolas Gonzales, Giacomo Bonaventura e Jonathan Ikone, në minutat 41’, 58’ e 63’ nxorrën të pavlefshëm golin e vendasve.

Me këto rezultate, Fiorentina do të luajë ndeshjen e kthimit në “Artemio Franchi” thjesht për formalitet, pasi është pothuajse e kualifikuar për në raundin tjetër. Anderlecht do të udhëtojë drejt transfertës së vështirë hollandeze, ku pritet gjithçka, ndërsa në Nice vendasit do të shpresojnë për një “biletë” gjysmë-finaleje, ndaj Baselit të Xhakës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Lech Poznan 1-4 Fiorentina

Basel 2-2 Nice

Anderlecht 2-0 AZ Alkmaar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!