VIDEO | Lukaku “përbindësh”, Interi mes tetë më të mirave!

schedule22:42 - 14 Janar, 2020

schedule 22:42 - 14 Janar, 2020

Interi është kualifikuar në tetë më të mirat në Kupën e Italisë, pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 skuadrën e Cagliarit. Njeriu i takimit, ishte padiskutim Romelu Lukaku, i cili shënoi dy gola.

Belgu shënoi që në sekondën e 23-të të sfidës golin e tij të parë personal, ndërsa Valero dyfishoi. Lukaku shënoi sërish në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa golin e katërt e shënoi mbrojtësi Rannochia.

Fitore të thellë dhe kualifikim mori edhe Lazio, me të besuarit e Inzaghit që zbritën në fushën e lojës në orën 18:00. Lacialët mposhtën 4-0 skuadrën e Cremonenses, duke kaluar në tetë më të mirat në Kupën e Italisë.