Dy sulmuesit e Interit, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, duken të pandalshëm këtë sezon. Edhe në takimin që po luhet në këto momente përballë Atalantës, dy sulmuesit zikaltër po bëjnë një paraqitje të shkëlqyer.
VEtëm pesë minuta iu ka mjaftuar për të kombinuar dhe për të gjetur golin. Ishte Lukaku që shërbeu për talentin argjentinas. Lautaro, i vetëm përballë portierit, gjuan fort dhe e ndëshkon, duke kaluar Interin në avantazh. Çfarë dyshje!/abcnews.al
Serie A, java 19
Inter – Atalanta 1-0
Lautaro 5′