Goli i barazimit çliroi skuadrën e Belgjikës, që ka gjetur edhe golin e avantazhit përballë Danimarkës dhe tani kryeson 1-2.
“Djajtë e Kuq”, një ndër skuadrat favorite për fitimin e Euro 2020, realizoi përmbysjen e madhe në minutën e 70-të.
Ronelu Lukaku ndodhet në formë të shkëlqyer dhe bëri çfarë deshi në krahun e djathtë të sulmit belg.
https://streamable.com/9jmzxn
Kombinime të bukura mes lojtarëve miq (sfida po luhet në “Hamden Park” të Kopenhagenit) dhe konkretizim i Kevin De Bruyne.
Ylli i Manchester City lëshoi një goditje të menjëhershëm dhe të saktë, që u ndal në rrjetën e portës nordike. /abcnews.al