VIDEO | Lukaku “bum”, Interi rikthen baraspeshën në Milano

schedule21:53 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 21:53 - 10 Dhjetor, 2019

Interi ka arritur të barazojë përballë Barcelonës, 20 minuta pas golit të Carles Perez. Ishte bomberi belg, Romelu Lukaku, ai që gjeti rrugën e rrjetës, në minutën e 44-ët.

Lautaro Martinez lufton mirë me mbrojtësin Umtiti dhe arrin të mbrojë topin në hyrje të zonës. Sfera përfundon në këmbët e Lukakut, i cili vërsulet dhe godet fort me të majtën, duke mposhtur portierin Neto.

Pjesa e parë në San Siro mbyllet me rezultatin e barabartë, 1-1. Edhe Borussia Dortmund po barazon 1-1 përballë Slavia Prague dhe deri më tani, Interi dhe Barcelona janë skuadrat e kualifikuara./abcnews.al