Pritej një fitore komodoe e “të kuqve” të Liverpool, por nuk ka ndodhur kështu. Djemtë e Jurgen Klopp nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në transfertën e Luton, në sfidën e vlefshme për javën e 12 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Goli i parë i sfidës erdhi nga “kapelabërësit” vendas, teksa pas një kundërsulmi vrastar, sulmuesit holandez, Tahitch Chong dërgon topin në rrjetën e boshatisur të Alisson, në minutën e 80’ të sfidës, mirëpo teksa gjithçka po shkonte drejt një fitoreje të madhe të vendasve, “fantazisti’ kolumbian, Luis Diaz tund rrjetën e skuadrës së Luton, për të shmangur kështu një “turpërim” të “të kuqve” të Liverpool.
Falë këtij rezultati, djemtë e Jurgen Klopp ngjiten në në vendin e 3-të të tabelës, me 24 pikë, po aq sa Arsenal i vendit të 4-t dhe 2 më pak se Tottenham i vendit të 2-të, ndërsa skuadra e Luton ngjitet në vendin e 17 të tabelës, me 6 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Tahitch Chong, 1-0:
Goli i Luis Diaz, 1-1: