Lorenc Trashi ka gjetur golin e parë në Kuvajt. Anësori i djathtë i kombëtares shqiptare, u largua nga Partizani në muajin gusht dhe zgjodhi Al Qadisiya për të vijuar karrierën.
28-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin nga Kuvajti, teksa sot ka gjetur golin e parë me ekipin e ri. Al Qadisiya po luan në shtëpi ndaj Al Tadamon, duel i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Princit.
فيديو?#القادسية ✖️ التضامن
• كأس سمو ولي العهد
• الدور النصف نهائي
• هدف القادسية الثاني
• المحترف الألباني لورنس تراشي د26 pic.twitter.com/MYf7UdYEK6— نادي القادسية الرياضي (@QadsiaClub) January 8, 2021
Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e tretë, teksa në minutën e 24-t erdhi goli i qetësisë. Trashi lëvizi bukur nga krahu i djathtë dhe dhuroi një kros në zonë.
Topi nuk u devijua nga askush dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë Al Qadisiya, që ka hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në finalen e madhe. /abcnews.al