VIDEO/ Lookman e Ederson mjaftojnë për 3 pikët, Atalanta fiton në “Geëiss Stadium” ndaj Genoa-s

schedule20:06 - 22 Tetor, 2023

schedule 20:06 - 22 Tetor, 2023

“Bergamaskët” e Atalanta janë rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë mundur, në “Geëiss Stadium”, me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Genoa, në sfidën e vlefshme për javën e 9 të Serie A.

Golat e sfidës erdhën të dy në fundin e lojës, ku fillimisht ishte “fantazisti” nigerian, Ademola Lookman, i cili gjeti rrugën e rrjetë në minutën e 68’ dhe më pas ishte radha e brazilianit Ederson, për të “vulosur” përfundimisht “fatet” e sfidës në minutën e 95’ të saj.

Falë këtij rezultati, skuadra e Atalanta-s ngjitet në vendin e 6 të renditjes me 16 pikë, 1 më pak se Napoli, Fiorentina e Juventus, ndërsa Genoa mbetet në vendin e 15 të tabelës, me vetëm 8 pikë të grumbulluara pas 9 javëve të para të këtij edicioni. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: