Divock Origi ishte i destinuar për gjëra të mëdha kur shpërtheu në Francë si adoleshent, me fanellën e Lille. Të gjithë ekipet e mëdha europiane kërkonin firmën e belgut vite më parë, por Origi vendosi të firmosë me Liverpool.
Aventura e tij te të kuqtë anglezë, nuk shkoi ashtu siç pritej, me Origin që kurrë nuk e ka fituar një vend titullari. Megjithatë, ai ka qenë një golashënues i rregullt kur ka ardhur nga stoli.
Origi gjithmonë vendos në ndeshje të mëdha, çka e tregoi edhe në finalen e Champions League sezonin e shkuar, duke shënuar golin e dytë për Liverpool në fitoren 2-0 kundër Tottenham dhe duke i siguruar Champions-in të kuqve. Sot, Origi feston 25 vjetorin e lindjes. Edhe pse nuk është një ndër lojtarët kryesorë të Liverpoolit, ai është shumë i dashur për tifozët./abcnews.al
Happy 25th birthday, Divock Origi! ?
Liverpool’s man for the big occasion ?pic.twitter.com/J3J0UR1QzZ
— Goal (@goal) April 18, 2020