Po luhet takimi mes Lecces dhe Milanit, me kuqezinjtë e Milanit që kryesojnë me rezultatin 0-1. Pjesa e parë e takimit, u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të “Djallit”, me Castillejon që shënoi.
Lecce arriti të barazojë me anë të një penallti të shndërruar në gol nga Mancosu, në minutën e 54-ët, por festa e vendasve zgjati shumë pak.
Milani ri-gjeti avantazhin 60 sekonda më vonë, me anë të Bonaventurës. Ndërsa në minutën e 57-të të sfidës, Rebic shënoi dhe të tretin për Milanin, teksa mbrojtja e Lecces, ishte me “pushime”./abcnews.al