Futbolli shqiptar është pezulluar dhe të gjithë lojtarët po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Një situatë e pazakontë, por lojërat e ndryshme ndikojnë që të kalojë koha. Elton Cale po zhvillon një sezon shumë të mirë me Tiranën, që kryeson Superioren me një avantazh prej 9 pikësh nga ndjekësit.
Braziliani ofensiv është mbyllur brenda katër mureve bashkë me gruan dhe vajzën e tij të vogël. 31-vjeçari ka postuar një rrjetet sociale një video ku argëtohet me bukuroshën e tij. Rregulli është i qartë: ai që humbet e pëson me miell fytyrës nga fituesi, që ishte vajza e lojtarit të skuadrës bardheblu. /abcnewls.al