Milani zhvlloi një pjesë të parë shumë të mirë, dominoi Parmën në “San Siro”, iu anulua një gol i Bonaventurës, por në fundin e 45 minutave të parë e gjetën miqtë golin e avantazhit.
Jasmin Kurtic mori një asist nga Grassi në minutën e 44-t dhe goditi menjëherë me të djathtën, duke shtangur portierin Donnarumma.
Kuqezinjtë duan fitoren për të mbyllur sezonin si forcë e pestë, por goli i mesfushorit slloven e ka vështirësuar marrjen e tre pikëve. /abcnews.al