Azdren Llullaku ka gjetur golin e dytë në Rumani ditën e djeshme. Sulmuesi nga Istogu firmosi pak ditë më parë me Concordia Chiajna, në divizionin e dytë të futbollit rumun.
Objektivi është rikthimi në elitë dhe ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi (gjashtë ndeshje me Shqipërinë), e ka nisur shumë mirë aventurën e re. 32-vjeçari shënoi golin e parë të ekipit të tij në fitoren shtëpiake kundër Unirea Slobozia.
https://streamable.com/x7wha1
Llullaku barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 12-të, duke gjetur golin e dytë në dy ndeshje, ndërsa Concordia mori tre pikët e radhës, duke kryesuar me gjashtë të tilla pas javës së dytë. /abcnews.al