Shpërthimi i vullkanit Cumbre Velha vazhdon në Ishujt Kanarie në Spanjë. Rrjedhat e lavës shkatërruan më shumë se 150 shtëpi në El Paso, në ishullin Palma. Autoritetet lokale evakuuan më shumë se 6,000 njerëz.
Pamjet dramatike tregojnë momentin kur llava vërshon drejt shtëpive duke shkatërruar gjithçka. Një video e xhiruar nga droni, është bërë virale ku llava përpin një shtëpi dhe pishinën duke rezultuar në formimin e gazrave toksikë në ajër.
Deri më tani, nuk është raportuar për viktima apo lëndime. Autoritetet kanë frikë se kur të mbërrijë në det, lava mund të krijojë shpërthime dhe re të gazrave toksikë duke shkaktuar dëme të mëtejshme në shëndetin dhe shtëpitë e vendasve. /abcnews.al