Liverpool ka mposhtur 3-1 skuadrën e Newcastle.
Mesfushori Jonjo Shelvey kalon në avantazh minutën e 7’ Newcastle.
Golin e barazimit Liverpooli e gjeti përmes sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili shënon në minutën e 21’ për 1:1.
Mohamed Salah arriti që ta rikthejë Liverpoolin në lojë, ku shënon në minutën e 25’ për ta kaluar skuadrën e Jurgen Klopp në epërsi prej 2:1.
Golin e tretë për Liverpoolin dhe të fundit në ndeshje e shënoi mbrojtësi Trent Alexander-Arnold, i cili thellon epërsinë e skuadrës së tij në 3:1 në minutën e 87’ me një gol tejet të bukur.
Me pikët e reja, Liverpooli renditet në vendin e dytë me gjithsej 40 pikë, një më pak se Manchester City që zë vendin e parë. SHIKO GOLAT KETU /abcnews.al/