Liverpool është mposhtur 3-0 në transfertë nga Brighton.
45 minutat e parë përfunduan pa gola ndërsa në pjesën e dytë, Brightoni hyri fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë, duke ia pamundësuar lojën Liverpoolit, teksa më vonë shënoi edhe të tretin për të siguruar fitoren e madhe.
Golat u realizuan nga March 7′ 53′, Welbeck 83′.
Liverpooli renditet i teti me 28 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Reds e presin Chelsea. /G.D abcnews.al/

