Liverpool është rikthyer sot në fushat e blerta për të luajtur një takim miqësor kundër Salzburg. Të kuqtë po humbnin me rezultatin 2-0 pas 13 minutash lojë, por arritën të barazonin dhe ta mbyllnin takimin me rezultatin e barabartë, 2-2.
Një dopietë e Daka i dha avantazhin 2-0 Salzburgut, ndërsa sulmuesi i talentuar i Liverpool, Rhian Breëster, shënoi dy gola në minutat e fundit për të vendosur fatet e takimit.
Kryefjala e kësaj sfide miqësore, ishte dëmtimi horror i mbrojtësit holandez, Virgil Van Dijk. 29-vjeçari, pas një përplasje të fortë, u largua i gjakosur nga fusha e lojës. Një sfidë që nuk kaloi pa probleme për trajnerin Klopp./abcnews.al
van dijk saindo da partida depois de ter recebido uma cotovelada no supercílio https://t.co/RzuSp2wUXF
— LIVERPOOL DA DEPRESSÃO ??? (@Lfcdadepressao) August 25, 2020