VIDEO | Liverpool nuk pësonte nga fillimi i dhjetorit, një meksikan i shënon

schedule22:10 - 23 Janar, 2020

schedule 22:10 - 23 Janar, 2020

Liverpool i kishte mbyllur shtatë ndeshjet e fundit në kampionat pa pësuar gol. Everton është ekipi i fundit që ia doli t’i shënonte ekipit të Klopp në humbjen 5-2 të 4 dhjetorit, teksa sot ka realizuar të njëjtën gjë edhe Raul Jimenez.

Sulmuesi meksikan realizoi me kokë pas krosit të Traore, duke barazuar shifrat në minutën e 51-të. Wolves e ka nisur mirë pjesën e dytë dhe shpreson që të jetë ekipi i dytë në Premier League pas United në këtë sezon që arrin t’i marrë pikë kampionëve të Europës, që kaluan në avantazh me anë të Henderson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!