Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Liverpool nuk i shqitet Tottenham, shkatërron Wolves në “Anfield”

schedule22:14 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 22:14 - 6 Dhjetor, 2020

Gara për vendet e para në Premier League, është më interesante se kurrë. Tottenham fitoi derbin ndaj Arsenal dhe me të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe Liverpool.

Kampionët e Anglisë fituan 4-0 në “Anfield” kundër Wolves, një kundërshtar i vështirë. Momo Salah përfitoi nga një gafë e mbrojtjes vendase në minutën e 24-t dhe zhbllokoi sfidën.

Kaq për pjesën e parë, teksa “The Reds” nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të sfidës. Georginio Wijnaldum dyfishoi për ekipin vendas me një goditje shumë të bukur, teksa Matip trefishoi Matip me kokë.

Në minutën e 78-të erdhi edhe autogoli i Nelson Semedo, i cili kompletoi triumfin me “poker” të Liverpool. Djemtë e Jurgen Klopp ndajnë vendin e parë me Tottenham (nga 24 pikë) pas javës së 11-të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!