Liverpool u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi kundër Burnley. Andrea Robertson kaloi vendasit në avantazh në minutën e 34-t, falë një goli të bukur me kokë, ndërsa miqtë reaguan në pjesën e dytë.
Sulmuesi Rodriguez lëshoi një goditje të fortë në minutën e 69-të dhe topi përfundoi pas shpinës së brazilianit Alisson, duke gjetur golin e tetë në Premier League për këtë sezon.
“The Reds” kanë fituar titullin dhe po garojnë vetëm për të arritur shifrën e 100 pikëve në kampionat. Për momentin numërojnë 93 pikë dhe tre javë kanë mbetur deri në fund.
https://streamable.com/nlqi3k
Pikë e mirë për Burnley, që regjistroi ndeshjen e pestë radhazi pa humbje dhe ndodhet në garë për t’u kualifikuar në Europa League për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al
Liverpool-Burnley 1-1
(Robertson 34′ / Rodriguez 69′)