Liverpool ka arritur të fitojë me shumë vështirësi 1-2 përballë Monterrey në gjysmëfinalen e botërorit për klube. Keita dhe Firmino shënuan për të kuqtë, ndërsa Funes Mori barazoi provizorisht shifrat në 1-1.
Salah dhuroi një asist shumë të bukur për mesfushorin Keita, që kaloi të kuqtë e Jurgen Klopp në avantazh në minutën e 12-të. Funes Mori barazoi dy minuta më pas, duke përfituar nga një pasiguri e Alisson. Roberto Firmino në sekondat e fundit të takimit, i dha fitoren Liverpoolit.
Nuk kaloi pa u vënë re dhe një sherr mes dy trajnerëve, Jurgen Klopp dhe argjentinasit Antonio Ricardo. Ky i fundit kishte një ankesë drejt gjyqtarit të katërt, ndërsa Klopp i thotë të mos flasë shumë. Argjentinasin nuk e mbajnë nervat dhe i thotë Kloppit të afrohet dhe t’i flasë më afër, por Klopp me duar, i thotë që të afrohet ai. Më pas, Ricardo i bën me dije teknikut gjerman se do të sqarojnë gjithçka jashtë kamerave, duke i bërë me shenjë tunelin drejt dhomave të zhveshjes./abcnews.al
Klopp wants a fight with their coach hahahaha?? pic.twitter.com/MdBzoXDKj9
— 6 TIMES (@kloppoynwa) December 18, 2019