Titulli kampion u arrit dhe Liverpool tenton shifrën e 100 pikëve në Premier League. Djemtë e Klopp duhet të fitojnë tre nga katër ndeshjet e mbetura dhe sfidën shtëpiake kundër Burnley e kanë nisur shumë mirë.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 34-t dhe autori i golit është Andrew Robertson. Skocezi mori një asist nga Fabinho dhe realizoi një gol shumë të bukur me kokë. Goli i dytë në kampionat për mbrojtësin skocez të linjës së majtë.
Suksesi i sotëm e ngjit Liverpool në kuotën e 95 pikëve, shifra të jashtëzakonshme që konfirmojnë dominimin absolut të ekipit të Klopp në këtë sezon në Angli. /abcnews.al