Liverpool ka marrë një fitore me shumë vlerë pak çaste më parë ku ka fituar në Anfield me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Watford.
Mjaftuan nga një gol për secilën pjesë për të marrë tre pikët dhe për të marrë kreun e tabelës.
Diogo Jota shënoi në minutën e 22-të duke e mbyllur kështu pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte Fabinho nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 89-të.
Kështu, djemtë e Klopp Kanë marrë kreun duke u rënditur të parët me 72 pikë, ndërsa Manchester City ndodhet momentalisht në vendin e dytë me 70 pikë, ku pas pak do të luaj ndeshjen e tij ndaj Burnley në shtëpinë e këtyre të fundit./ h.ll/abcnews.al