Një tjetër shqiptar protagonist në Hungari. Lirim Kastrati, mbrojtësi i Kosovës, pjesë e Romës në Itali dhe që më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shqipërisë U17, ishte heroi i skuadrës së Ujpest kundër Feverhar.
Kastrati ka shënuar në shtesën 30-minutëshe golin që i dha skuadrës së tij Kupën e Hungarisë. Mbrojtësi goditi në mënyrë të shkëlqyer në hyrje të zonës dhe e çoi topin në rrjetë në minutën e 100-të.
Për Kastratin ky është sezoni i parë në Hungari dhe ka luajtur 22 ndeshje në kampionat dhe 4 në kupë, duke shënuar edhe dy gola në të dy kompeticionet. /abcnews.al