VIDEO | Liqeni Trasimeno, aty ndodhet pema e Krishtlindjeve më e bukur në botë

schedule12:19 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 12:19 - 20 Dhjetor, 2019

Pema e Krishtlindjeve, e cila është ndërtuar mbi liqenin Trasimeno, ndezi mbrëmë dritat e saj. Plot 1km e gjatë, 2590m litar të mbushur me llamba të vogla, 50 llamba të mëdha dhe 5km kabllo elektrik.

Kjo pemë e Krishtlindjeve do të shikohet nga Parku i Mesjetës “Castiglione del Lago”, duke filluar nga mbrëmë, e deri me datë 6 janar 2020.

Shumë qytetarë kanë kontribuar me nga 20 euro për person, duke e zbukuruar edhe më shumë këtë pemë artificiale mbi liqenin Trasimeno.  Kjo pemë, jo vetëm që do t’i shtojë bukurinë Krishtlindjeve në Perugia, por është shndërruar edhe në një nga pikat turistike më të frekuentuara.

“Dritat në Trasimeno” është një program i projektuar për ngjarje, shfaqje, drita dhe argëtim për gjithë muajin, duke zbukuruar me stil dhe ngrohtësi një nga qytetet më të bukura në Itali: një ambient përrallash.

Njerëzit mund të argëtohen me “Fabulous Santa Claus” dhe “Stories under the Tree”,  gjithashtu do të ketë edhe një shesh patinazhi në akull për të gjithë patinatorët dhe një park në një tokë buzë liqenit.

Në Trasimeno do të shijoni festat më të paharrushme ndonjëhere./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!