Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi Lionel Messi, është nderuar me një murale prej 69 metrash në qytetin e tij të lindjes, Rosario.
Grafiti i quajtur “Nga një galaktikë tjetër, nga qyteti im” është pikturuar nga artistët vendas Marlene Zuriaga dhe Lisandro Urteaga, raportojnë mediat argjentinase.
Në foto shihet Messi si kapiteni i Kombëtares së Argjentinës me fanellën me numrin 10, me dorën në zemër që ndriçohet nga dielli i fortë.
A 200 ft tall Lionel Messi mural has been unveiled in his hometown in Argentina ??? pic.twitter.com/KifCww60WE
— ESPN FC (@ESPNFC) December 17, 2021