VIDEO/ Lindi më 25 shkurt në një bodrum, ukrainasi i vogël që ka moshën e luftës

schedule07:35 - 4 Qershor, 2022

schedule 07:35 - 4 Qershor, 2022

Në Ukrainë u mbushën dje 100 ditë luftë, qëkur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt, në atë që ajo e quajti “operacion special”,m por që ka marrë miliona jetë njerëzish të pafajshëm.

Betejat e ashpra janë përqendruar tashmë në lindje të vendit, në atë që duket si strategjia e re e Vladimir Putinit, pasi nuk mundi të merrte Kievin javë më parë.

Shumë nga ata që u larguan nga Ukraina në fazat e hershme të luftës po kthehen. Mes tyre është edhe një djalë i vogël që lindi në bodrumin e një spitali më 25 shkurt, në ditën e dytë të luftës.

BBC ka takuar atë dhe nënën e tij. E ëma rrëfen se nevoja për paqe është urgjente. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!