VIDEO/ Leverkusen shpëton në “frymën e fundit”, “aspirinat” ndahën në “paqe” me belgët

schedule23:20 - 13 Prill, 2023

schedule 23:20 - 13 Prill, 2023

Djemtë e Bayer Leverkusen nuk kanë arritur të shkojnë më shumë se barazimi në shtëpinë e tyre, “BayArena”, teksa u ndanë me rezultatin 1 me 1, me belgët e Royal Union Saint-Gilloise, në “aktin e parë” të çerek-finaleve, të UEFA Europa League.

Pjesa e parë ishte e vakët me të dyja ekipet që patë raste shënimi por në asnjë moment nuk rrezikuan siç duhet portën e njëra-tjetrës, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës, me rezultatin e bardhë 0 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, avantazhin e morën të parët miqtë belg, me maltezin Teddy Teuma e nigerianin Victor Boniface, të cilët krijuan një aksion shembullor, me 22-vjeçarin Boniface, i cili mposhti me një goditje fantastike finlandezin Hradecky në minutën e 51’-të të pjesës së dytë. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, teksa në minutën e 82’-të, “Messi” gjerman, Florian Wirtz bën gjithçka vetë dhe me një goditje fantastike nga jashtë zone barazon rezultatin duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Ndërkaq, kujtojmë se ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet të enjten e ardhshme, ku kësaj radhe kampionët belg do të presin “aspirinat, në “Stade Joseph Marien” të Brukselit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Victor Boniface, 0-1:

Goli i Florian Wirtz, 1-1: