Bayer Leverkusen përmbys Hoffenheim dhe ruan ritmin pozitiv në rrugën drejt titullit të Bundesligës.
Skuadra e Xabi Alonsos fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të.
Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugë drejt rrjetës, me Beier që zhbllokoi takimin në minutën e 33-të.
Sfida vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 88-të, moment në të cilin Andrich barazoi për vendasit, ndërsa vetëm tre minuta më pas Schick përmbysi rezultatin dhe u dhuroi fitoren vendasve.
Pas kësaj përballjeje, Leverkusen kryeson me 73 pikë, teksa Hoffenheim renditet në vend të nëntë me 33 pikë./ h.ll/abcnews.al