Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Levante e jashtëzakonshme, Vinicius Jr shpëton Real Madridin nga humbja

schedule23:53 - 22 Gusht, 2021

schedule 23:53 - 22 Gusht, 2021

Ashtu si Barcelona, as Real Madrid nuk ka mundur ta nisë me fitore sezonin e ri. Skuadra e Carlo Ancelottit nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 pas një ndeshje spektakolare ndaj Levante.

Los Blancos kaluan të parët në avantazh pas 5 minutash lojë me Gareth Bale dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën Levante reflektoi dhe përmbysi, duke shënuar me Roger Marti dhe Jose Campagna në minutat 46 dhe 57.

Real Madrid e riktheu sërish baraspeshën me një kundërsulm të kthyer në gol nga Vinicius Jr në minutën e 73-të. Por Levante ishte sërish aty dhe i çoi shifrat në 3-2 pas 6 minutash nga barazimi i Real Madrid.

Vinicius i erdhi sërish në ndihmë Realit dhe shënoi sërish me shumë klas, duke barazuar shifrat në 3-3 pas 85 minutash lojë. Në minutën e 87 Fernandez u ndëshkua me karton të kuq për prekje të topit me dorë në zonë, por Real Madrid nuk përfitoi dot në ato pak minuta të mbetura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!