VIDEO/ Leopardi krijon kaos në rrugë, del nga kafazi i të zotit dhe plagos 5 persona

schedule14:25 - 22 Shkurt, 2023

schedule 14:25 - 22 Shkurt, 2023

Një qytetar pakistanez mbante si kafshë shtëpiake një leopard, e cila kafsha e egër terrorizoi një qytet për më shumë se gjashtë orë pasi doli nga kafazi, duke plagosur pesë banorë.

Macja e egër dhe e frikshme iku nga shtëpia e pronarit të saj përpara se niste sulmin e tmerrshëm. Leopardi u pa duke kërcyer mbi një mur ndërsa po arratisej dhe la vëndasit e plagosur pasi i sulmoi.

Bisha gjithashtu plagosi lehtë personat që merrene me kujdesin e kafshëve të egra ndërsa ata u përpoqën ta kapnin atë në vendgjarje. Sulmi i leopardit në lagjen e quajtër DHA Faza II në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Imazhet e frikshme tregojnë leopardin duke sulmuar një këmbësor në rrugë përpara se të ngjitet në murët e një prone aty pranë. Një punonjës i kafshëve të egra shihet gjithashtu duke qëlluar në drejtim të leopardit, ndërsa imazhet e tjera tregojnë macen e egër duke shkaktuar kaos në rrugë përpara se të kapej e të dërgoj në një kopsht zoologjik.

Pas disa orësh gjurmimi të leopardit, punonjësit e Bordit të Menaxhimit të Kafshëve të Egra në Islamabad arritën ta qetësojnë atë me një shigjetë dhe ta çojnë në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në kopshtin zoologjik të Islamabadit.

Mbajtja e kafshëve të egra si leopardët brenda rezidencave private është e paligjshme në vend.

Një i dyshuar i paidentifikuar është arrestuar sipas neneve 324 (përpjekje për të kryer vrasje) dhe 289 (sjellje nga pakujdesia në lidhje me kafshët) të kodit penal pakistanez në Stacionin e Policisë Sahala./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!