Leicester kualifikohet në finale të FA Cup, pasi ka mposhtur skuadrën e Southampton me rezultatin minimal 1-0. “Dhelprat” do të përballen me skuadrën e Chelsea për të marrë trofeun.
Leicester u mundua të ishte konkrete dhe shpesh lejoi rivalin të zotëronte topin. Zbritjet e tyre ishin të rrezikshme, por mungoi saktësia në finalizim.
https://streamable.com/ldmmzd
Ndeshja u zgjidh në fillim të pjesës së dytë, kur sulmuesi Kelechi Iheanacho ndëshkoi skuadrën e Southampton dhe i dha fitoren dhe finalen skuadrës së tij. /abcnews.al

