Liverpool ndalet sërish. Skuadra e Jurgen Klopp barazoi sot me shifrat 1-1 ndaj Leeds United dhe vë në rrezik të madh kualifikimin në Champions League e sezonit të ardhshëm.
Skuadra e Jurgen Klopp shënoi e para me Sadio Mane në minutën e 31-të përmes një kundërsulmi shumë të shpejtë dhe të bukur, teksa asistin e dhuroi Arnold.
Leeds United u kthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe e dominoi totalisht Liverpool, teksa mundi të gjejë edhe golin e barazimit. Diego Llorente barazoi shifrat në minutën e 87.
Pas kësaj ndeshje Liverpool renditet jashtë Europës, në vendin e gjashtë, ndërsa Leeds mban vendin e 10, pa shumë pretendime për një vend në Europa League. /abcnews.al

